15.7 C
Pristina
HomeShëndetësiStudimi sjell shpresë të re në luftën kundër kancerit, trajtimi eksperimental jep...

Studimi sjell shpresë të re në luftën kundër kancerit, trajtimi eksperimental jep rezultate premtuese

Një trajtim i ri eksperimental kundër kancerit ka tërhequr vëmendjen e komunitetit shkencor pasi ka treguar rezultate inkurajuese te pacientët me forma të avancuara të sëmundjes. Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, ilaçi i njohur si amivantamab ka ndihmuar në zvogëlimin e tumoreve te një pjesë e konsiderueshme e pacientëve që më parë nuk kishin reaguar ndaj trajtimeve standarde si kimioterapia dhe imunoterapia. Në studimin e zhvilluar me pacientë që vuanin nga kanceri i avancuar i kokës dhe qafës, tumoret u zvogëluan ose u zhdukën te 43 nga 102 pjesëmarrësit. Në 15 raste, mjekët nuk arritën më të evidentonin praninë e tumorit pas trajtimit.

Studiuesit shpjegojnë se terapia vepron në disa mekanizma njëkohësisht dhe ndihmon sistemin imunitar të organizmit të luftojë më efektivisht qelizat kancerogjene.

Një tjetër avantazh i këtij trajtimi është mënyra e administrimit. Ndryshe nga disa terapi që kërkojnë infuzione të gjata në spital, ky ilaç jepet përmes një injeksioni nën lëkurë, duke e bërë procesin më praktik për pacientët. Ekspertët theksojnë se nevojiten studime të mëtejshme për të konfirmuar rezultatet afatgjata, por gjetjet e deritanishme konsiderohen një hap premtues drejt zhvillimit të trajtimeve më efektive kundër llojeve të ndryshme të kancerit. /pasqyrapress/

ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të Popullarizuarat