25.7 C
Pristina
HomeShëndetësiQKUK realizon për herë të parë biopsinë e pankreasit me metodën EUS

QKUK realizon për herë të parë biopsinë e pankreasit me metodën EUS

Në Klinikën e Gastroenterologjisë me Hepatologji në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës është realizuar me sukses për herë të parë biopsia e pankreasit përmes ultrasonografisë endoskopike (EUS) me gjilpërë FNB, tek një paciente 60-vjeçare.

Ky intervenim konsiderohet një zhvillim i rëndësishëm për shërbimet gastroenterologjike në sektorin publik, pasi raste të tilla deri më tani kryheshin jashtë institucioneve publike shëndetësore. Procedura është realizuar nga ekipi specialistik i Klinikës së Gastroenterologjisë me Hepatologji, në bashkëpunim me ekipin e Anesteziologjisë dhe stafin infermieror.

Sipas njoftimit, pacientja ka qenë nën monitorim për 24 orë dhe më pas është liruar në gjendje të mirë shëndetësore. Ky hap pritet të ndikojë në diagnostikimin më të hershëm dhe më të saktë të sëmundjeve të pankreasit, duke sjellë metoda më moderne diagnostikuese edhe në sistemin publik shëndetësor të Kosovës. /pasqyrapress/

Foto: QKUK, facebook.

ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të Popullarizuarat